Bota

Video/ I dyti brenda 2 ditëve, tërmeti shkund Rumaninë. Lëkundjet ndihen në 8 shtete

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi mesditën e së martës Rumaninë.

Sipas informacioneve të Institutit Kombëtar për Fizikën e Tokës (INFP), tërmeti ndodhi në qarkun Gorj, Oltenia, në orën 15:16 (ora e Rumanisë), në një thellësi prej 6.2 km.

Inspektorati i Përgjithshëm i Situatave Emergjente tha menjëherë pas ngjarjes se nuk është marrë asnjë thirrje emergjente dhe nuk raportohet për dëme materiale apo viktima.

Ky është tërmeti i dytë me intensitet mesatar që goditi Rumaninë këtë javë, pas atij me magnitudë 5.2 që ndodhi në të njëjtin rajon të hënën, më 13 shkurt.

Por mësohet se tërmeti është ndjerë në disa shtete, duke përfshirë edhe ato të rajonit të Ballkanit si:  Bullgari, Bosnje dhe Herzegovinë, Kroaci, Hungari, Kosovë, Mali i Zi, Sllovakia dhe Serbi.

Ndërkohë që Shemsi Mustafa, eksperti i  Rrjetit sizmologjik  i Kosovës  shprehet se lëkundjet e tokës janë ndjerë në Kosovë për shkak të fuqisë së çliruar nga tërmeti në Rumani.

“Ju lutemi. Mos të krijohet panik tek qytetarët, me tituj me të dhëna jo të sakta. Në Kosovë nuk kishte tërmet. Tërmeti ka goditur në Rumani, por për shkak të fuqisë dhe energjisë se liruar dhe përhapjes nëpër mjet valëve sizmike kap distancë deri 500km”, ka shkruar ai në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë