Bota

Video/ Mrekulli në rrënoja, dy gra shpëtohen në Turqi pas 212 dhe 222 orësh nga tërmeti

Gazeta Si – Një tjetër mrekulli nga rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri: një grua 77-vjeçare doli e gjallë 212 orë pas tërmetit të 6 shkurtit.

Shpëtimi ndodhi në Adiyaman, në rajonin juglindor të Turqisë, siç raporton agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu”.

Ndërkohë, mbi 41,000 persona janë konfirmuar të vdekur në të dy vendet, por numri jashtëzakonisht i rëndë është ende i përkohshëm.

Gruaja, emri i së cilës është Fatma Güngör, është transportuar me ambulancë dhe është dërguar në spital. Pas shpëtimit, familjarët e 77-vjeçares kanë përqafuar ekipet e kërkim-shpëtimit.

Një grua tjetër, 45-vjeçare, Melike Imamoglu, u nxor e gjallë pas 222 orësh nga rrënojat e një ndërtese që u shemb për shkak të tërmetit në Kahramanmaras, një nga qytetet më të mëdha të prekur nga tërmeti. Këtë e ka bërë të ditur agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu”.

Mbi 41 mijë persona janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën e kaluar.

Sipas fjalëve të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, siç raporton Trt Haber, në vend janë 35.418 të vdekur.

Këtyre i shtohen edhe vdekjet në Siri, të cilat sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara dhe agjencisë qeveritare Siriane Arabe, kanë arritur në 5814.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë