Gazeta Si – Në Turqi numri i tërmetit sa vjen e përkeqësohet. Në fakt, të paktën 36,187 njerëz humbën jetën në tërmetin që goditi juglindjen e vendit dhe veriperëndimin e Sirisë më 6 shkurt.
Kështu ka bërë të ditur agjencia turke për fatkeqësi dhe emergjenca AFAD.
Mbi 5,000 të vdekur deri më tani në Siri. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar një tjetër person: një shtatëmbëdhjetë vjeçare është nxjerrë e gjallë për mrekulli 248 orë pas tërmetit.
Numri i përgjithshëm i tragjedisë tejkalon 41,000 të vdekur, me viktimat siriane në rritje të vazhdueshme.
Për momentin, një raport i fundit i lëshuar nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (Sohr), flet për 5,651 vdekje në vend, duke përfshirë 2,173 në zonat e kontrolluara nga Damasku dhe 3,478 të tjera në ato të kontrolluara nga grupet në opozitë të presidentit Bashar Al Assad.
Megjithatë, përsëri sipas Sohr, numri i viktimave siriane mund të kalojë 7,000 në ditët në vijim, duke pasur parasysh praninë e “qindra trupave” ende nën rrënoja.
Ndërkohë, një vajzë 17-vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë jugore më 6 shkurt, 248 orë pas tërmetit. Shpëtimi ndodhi në provincën turke të Adiyaman: kjo u raportua nga agjencia shtetërore e lajmeve e vendit, “Anadolu”.
Një ditë më parë, dy gra të tjera janë shpëtuar në rrënoja 212 dhe 22 orë pas tërmetit.
Por autoritetet thonë se shpresat nuk janë shuar për të mbijetuartë tjerë nën gërmadha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje