Bota

Inteligjenca gjermane: Putin mund të mobilizojë 1 milion ushtarë për luftën në Ukrainë

Gazeta Si – Rusia mund të mobilizojë deri në një milion ushtarë të tjerë për luftën në Ukrainë.

Këtë e deklaroi drejtori i Bundesnachrichtendienst (Bnd), shërbimi gjerman i inteligjencës “i jashtëm” për Rnd, siç raportohet nga televizioni “Zdf”.

“Potenciali shtesë i mobilizimit të Rusisë është një shifër deri në një milion njerëz, nëse konsiderohet e nevojshme nga Kremlini”, shpjegoi Kahl.

Drejtori i BND-së, shtoi më pas se ai nuk sheh shenja të një gatishmërie të mundshme për të negociuar nga ana e presidentit rus Vladimir Putin.

“Tani për tani bëhet fjalë për përpjekjen për të arritur sa më shumë fitore në fushën e betejës dhe më pas, ndoshta, në një moment, për të diktuar një paqe sipas kushteve të Moskës”, tha Kahl, duke shtuar se fitorja e mundshme e Ukrainës është e lidhur “me mbështetjen e vërtetë nga Perëndimi”.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Ukraina “kurrë nuk do të jetë një fitore për Rusinë”.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një fjalimi në Poloni, pak ditë para se të shënohet njëvjetori i nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

“Një diktator i prirë që të rindërtojë një perandori kurrë nuk do të jetë në gjendje të shtypë dashurinë e njerëzve për lirinë, brutaliteti kurrë nuk do të shkatërrojë vullnetin e të lirëve. Ukraina kurrë nuk do të jetë një fitore për Rusinë, kurrë”, tha Biden para qytetarëve të mbledhur jashtë Kështjellës Mbretërore në Varshavë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë