3 marsi është data kur Apeli ka njoftuar shqyrtimin e padisë se kujt i përket vula e PD-së, Sali Berishës apo atij në detyrë të komanduar nga Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj.
Ky i fundit ka rinisur takimet në bazë disa ditë para Apelit.
Zyra e shtypit e Alibeajt njoftoi se ai ka vijuar takimet me strukturat e PD në të gjithë vendin dhe se ndalesa e radhës ishte bashkëbisedimi me strukturat e degëve 2 dhe 4 në kryeqytet me fokus zhvillimet politike dhe zgjedhjet lokale të 14 majit.
Gjatë fjalës së tij, Alibeaj preku çështjet kryesore të situatës në vend që lidhen sipas tij me keqqeverisjen nga Edi Rama.
Alibeaj tha se “çështja McGonigal është një skandal për të cilin drejtësia duhet të thotë fjalën e saj, dhe se Rama duhet të përgjigjet për akuzën e rëndë të sulmit ndaj Partisë Demokratike përmes korruptimit të një zyrtari të FBI”.
Kreu në detyrë i PD, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar foli me strukturat e PD edhe për organizimin e partisë dhe procesin elektoral të zgjedhjeve të 14 majit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje