Sali Berisha tha në takimin me deputetë të grupit parlamentar se PD do të protestojë sërish të enjten në Kuvend.
Pikë kryesore e axhendës do të jetë çështja ‘McGonigal’.
“Nesër është përsëri një seancë e parlamentit, në të cilën siç duket, pseudo-shumica e skandaleve, e vjedhjeve, vazhdon bllokimin e parlamentit dhe asgjësimin, shkelmimin e të drejtave të opozitës.
I ngërthyer dhe i pashpresë në Rama-gate, apo Uotergejtin e shekullit të 21-të, Edi Rama beson dhe mendon, ose ka vendosur ta kapërcejë këtë skandal, duke paralizuar hetimin parlamentar, duke paralizuar të drejtat e deputetëve, të drejtën e fjalës.
Edhe njëherë, dua t’u bëj të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë, se në këtë çështje, me këtë skandal, janë dëmtuar interesat e mbarë shqiptarëve sepse afera Rama-McGonigal ishte një levë Arkimedi për konsolidimin, për fitoren e paligjshme dhe konsolidimin e pushtetit të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen.
Shqiptarët janë dëshmitarë për të gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme që iu dha Edi Ramës, pavarësisht nga dhunimi i zgjedhjeve, pavarësisht nga shndërrimi i vendit në një protektorat krimi, pavarësisht nga vjedhjet e shfrenuara të fondeve, buxhetit, pasurive publike të shqiptarëve”, tha Berisha.
Më tej ai shtoi: “McGonigal është në burg dhe krimi i tij është i shëmtuar, por për Shqipërinë, më i rëndë është krimi i Edi Ramës.
Kryeministër që paguan vrasës me pagesë kundër pluralizmit dhe opozitës së vendit të tij.
Ky nuk është kryeministër, ky është krim-ministër.
Ky krim-ministër, për t’u fshehur pas gishtit, bllokon dhe paralizon parlamentin.
Veprimtaria e Rama-gate është vetëm maja e ajsbergut. E vërteta është se në thellësinë e saj, ka krime të shumëllojta.
Dorian Duçka, këshilltari personal privat i Edi Ramës, në emër të Edi Ramës, bashkë me mafiozin Agron Neza, që u paraqitej viktimave të veta si oficer i FBI-së, kalonin nga klubi në klub, nga restoranti në restorant, duke gjuajtur ku gjenin biznesmenë, për t’i terrorizuar se jeni në lista dhe se duhet të merremi bashkë tani, për të zgjidhur problemet. Përndryshe, blacklistimi është i sigurt për ju.
Kjo veprimtari, të dashur miq, datën e fundit të saj që di unë, është 20 maj e vitit 2022.
Po kjo nuk do të thotë se pas majit nuk ka vazhduar ky gjah i turpshëm mafioz. Kjo është një ngjarje që nuk mund të kapërcehet kurrë”
Në fund një thirrje e tij për protestë
“Nesër ju bëj thirrje qytetarëve të që protestojmë me fuqinë më të madhe përpara parlamentit.
Ky është parlament i krimit.
Sikundër deputetët tanë do të bëjnë një përpjekje të jashtëzakonshme për arritjen e qëllimeve të tyre.
Para botës ka një parlament të vetëm që ka përjashtuar 23 deputetë vetëm që Edi Rama të mos hetohet për krimin që ka kryer, për korruptimin e zbuluesit kryesor të vendit partner dhe mik të Shqipërisë.
Dorian Duçka është i implikuar në afera të spektrit më të gjerë”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje