Gjykata Kushtetuese pranon ankimin e deputetëve të Partisë Demokratike, duke vendosur shfuqizimin e bordit të Ushqimeve.
Në njoftimin publik, Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e ligjit “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit numer 7 të Këshillit të Ministrave “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, duke e konsideruar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Pika tjetër e vendimit me shpalljen si antikushtetues dhe ligjin 51/2022, “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 9, datë 11.05.2022 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”.
Të dyja këto ligje kërkohet shfuqizimi. Vendimi i arsyetuar pritet të botohet i plotë në Fletoren Zyrtare. Qeveria krijoi Bordin për Monitorimin e Ushqimeve, pas krijimit të Bordit për Çmimet e Karburanteve në vend.
Bordi i Ushqimeve hyri në fuqi më 1 prill të 2022, me qëllim monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës, pas rritjes së pakontrolluar të çmimeve të ushqimeve. Më 14 shtator të 2022, Partia Demokratike çoi në kushtetuese një kërkesë për të shfuqizuar vendimin e Qeverisë, me argumentat se ky bord është abuziv dhe nuk përfaqëson interesat e qytetarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje