Gazeta Si – Tensionet mbeten të larta në Lindjen e Mesme. Disa raketa u hodhën para mëngjesit nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit, i cili u përgjigj menjëherë më pas me sulme ajrore.
Lajmi u raportua nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit në Tëitter, duke specifikuar se bastisjet goditën “si një vend të prodhimit të armëve, ashtu edhe një kompleks ushtarak që i përket organizatës terroriste Hamas, i cili ndodhet në afërsi të një xhamie, një klinike mjekësore, një hoteli, një stacioni policie dhe një shkollë”, të vendosura në pjesën qendrore dhe veriore të Gazës.
Sipas transmetuesit pan-arab “Al Arabiya”, avionët luftarakë izraelitë goditën gjithashtu një vendndodhje që i përket brigadave Al Qassam, krahut ushtarak të Hamasit, pranë kampit të refugjatëve Al Shati, në veri-perëndim të qytetit të Gazës.
Sulmet izraelite erdhën si përgjigje ndaj raketave të lëshuara nga enklava në vendet izraelite në kufirin e Gazës.
Autoritetet kanë njoftuar se sistemi i mbrojtjes raketore, “Iron Dome”, ka kapur dhe goditur pesë raketa, ndërsa një tjetër është rrëzuar në një zonë të pabanuar.
Sipas burimeve izraelite, nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.
Megjithatë, sirenat e alarmit u aktivizuan në Ashkelon, Sderot dhe qytete të tjera në afërsi të Rripit të Gazës rreth orës 4:00 të mëngjesit me orën lokale (3:00 të mëngjesit në Europë).
Të shtëna me raketa, erdhën pas përleshjeve të armatosura në Bregun Perëndimor, ku u vranë 11 palestinezë nga ushtria izraelite në Nablus, Bregu Perëndimor.
Gjithashtu në mëngjesin e këaj të enjteje, një grua palestineze 26-vjeçare tentoi të godiste me thikë një roje në hyrje të vendbanimit izraelit të Maalè Adumim në juglindje të Jeruzalemit.
Policia njoftoi se rojet hapën zjarr “kundër kërcënimit të armatosur dhe terroristja u neutralizua”. Gjendja e saj aktualisht është e paqartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje