Bota

Bastisja në Bregun Perëndimor kthehet në guerile, Izraeli vret 11 palestinezë

Gazeta Si – Të paktën 11 palestinezë janë vrarë në një bastisje të ushtrisë izraelite në Nablus, në veri të Bregut Perëndimor.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë palestineze. 102 persona u plagosën gjithashtu, gjashtë prej tyre në gjendje kritike. Mes viktimave ishin një 72-vjeçar dhe një 16-vjeçar.

Ushtria izraelite tha se kishte kryer një operacion në Nablus, por nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm. Nablus konsiderohet një bastion i palestinezëve militantë.

Sipas raportimeve të ndryshme, ushtarët izraelitë rrethuan një shtëpi në qytet gjatë një bastisjeje dhe pati përleshje me militantë palestinezë. Dëshmitarët okularë raportojnë për shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri.

Dëshmitarë thonë se makinat e blinduara kalojnë nëpër tezgat e tregut, raketat e hedhura në drejtim të banesës, ku ndodhen të shpallurit në kërkim, me njërin prej tyre që ka shkruar në rrjetet sociale: “Jam i rrethuar, nuk i lë armët, preferoj të vdes si një martir. Dikush do të vazhdojë luftën time”.

Është përmes mediave sociale që objektivat e këtij inkursioni të fundit të ushtrisë, kanë ndërtuar dhe legjendën e Gropës së Luanëve, veçanërisht të rinjtë që nuk i përkasin fraksioneve tradicionale si Fatah i Presidentit Abu Mazen dhe Hamasi që e ka zotëruar atë mbi vendin, që nga viti 2007 në Rripin e Gazës.

Dhe pikërisht nga korridori i ngushtë i rërës midis Izraelit, Egjiptit dhe Mesdheut, gjeneralët presin tani reagimin.

Në mesin e të vrarëve është edhe kreu i Xhihadit Islamik, pikërisht këtij grupi që fondamentalistët mund t’i japin dritën jeshile për lëshimin e raketave kundër qyteteve izraelite.

Palestinezët e vrarë nga fillimi i vitit, janë mbi 70. Në dy sulmet e fundit në Jeruzalem, 10 civilë izraelitë u vranë.

Inteligjenca izraelite shpjegon se tre objektivat po përgatisnin “sulme të menjëhershme”, ata kishin goditur tashmë disa kolonë dhe dyshohet se ishin përgjegjës për vrasjen e një ushtari.

Ata tani janë të vetëdijshëm se po i afrohen më shumë përleshjeje në Gaza, një cikël tjetër – sivuv në hebraisht, siç i quajnë zyrtarët – de facto një tjetër luftë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë