Deputetët e Partisë së Lirisë ishin brenda në sallë. Kryetari i saj, Ilir Meta jashtë saj. Duke mbajtur tempin e protestës së opozitës, aty ku pak minuta më vonë tij mbërriti edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Në një protestë organizuar nga PD-ja, Ilir Meta kësaj here përcolli një mesazh për socialistët.
“Unë vij nga PS, ju e dini mirë edhe socialistët që më dëgjojnë e dinë mirë, duhet t’ju them një histori se si shpjegohet që u katandis ky Parlament që përjashtohet profesor Edmond Spaho, profesor Tritan Shehu, tërë ato gra e deputetë të nderuar për një fjalë goje.
Po, sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë, por edhe sepse e ka shuajtur dhe atë PS që ekzistonte, e ka uzurpuar e ka fshirë, e prandaj Shqipëria sot vuan nga kartonokracia.
Në 2017 më erdhi një zonjë socialiste ish ministre, idealiste e majtë që nga themelimi i PS. S’ka nevojë për emrin. Dhe më thotë, ‘meqë ti tani je zgjedhur për President, a ke kundërshtim që të shkoj ambasadore në SHBA? Jo i thashë. Po pse? Unë nuk dua, tha, por më thirri Edi e mu përgjërua ty të dua atje në Amerikë ambasadore. Kujdes i thashë se mos po ta fut Edi se nuk të do për deputete se ngrinte probleme herë pas herë, ishte zëri i fundit që kishte ngelur në grupin parlamentar në PS.
Ajo zonja e nderuar, as ambasadore nuk u bë, dhe as anëtare e Asamblesë, pse? Se kemi të bëjmë me një skizofren që dhe një njeri i vetëm që ka një zë ndryshe e tmerron.
Mos u habisni sikur tu japë urdhër kartonave të vetë që mos ngelet asnjë deputet i opozitës, jo nga ata që i ka blerë i ka futur në xhep si aksioner në gjithë koncensionet një i vetëm e tmerron, e tmerron e vërteta dhe firmat që ka hedhur fët e fët për të vjedhur miliarda për të vrarë opozitën e pluralizmin.
Sepse dëshiron ta kthejë Shqipërinë në një ferr të vërtetë për shqiptarët”, tha Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje