Politike

Meta në protestën e PD: Rama e ka fshirë PS-në, vuajmë nga kartonokracia

Deputetët e Partisë së Lirisë ishin brenda në sallë. Kryetari i saj, Ilir Meta jashtë saj. Duke mbajtur tempin e protestës së opozitës, aty ku pak minuta më vonë tij mbërriti edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.   

Në një protestë organizuar nga PD-ja, Ilir Meta kësaj here përcolli një mesazh për socialistët.

“Unë vij nga PS, ju e dini mirë edhe socialistët që më dëgjojnë e dinë mirë, duhet t’ju them një histori se si shpjegohet që u katandis ky Parlament që përjashtohet profesor Edmond Spaho, profesor Tritan Shehu, tërë ato gra e deputetë të nderuar për një fjalë goje.

Po, sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë, por edhe sepse e ka shuajtur dhe atë PS që ekzistonte, e ka uzurpuar e ka fshirë, e prandaj Shqipëria sot vuan nga kartonokracia.

Në 2017 më erdhi një zonjë socialiste ish ministre, idealiste e majtë që nga themelimi i PS. S’ka nevojë për emrin. Dhe më thotë, ‘meqë ti tani je zgjedhur për President, a ke kundërshtim që të shkoj ambasadore në SHBA? Jo i thashë. Po pse?  Unë nuk dua, tha, por më thirri Edi e mu përgjërua ty të dua atje në Amerikë ambasadore. Kujdes i thashë se mos po ta fut Edi se nuk të do për deputete se ngrinte probleme herë pas herë, ishte zëri i fundit që kishte ngelur në grupin parlamentar në PS.

Ajo zonja e nderuar, as ambasadore nuk u bë, dhe as anëtare e Asamblesë, pse? Se kemi të bëjmë me një skizofren që dhe një njeri i vetëm që ka një zë ndryshe e tmerron.

Mos u habisni sikur tu japë urdhër kartonave të vetë që mos ngelet asnjë deputet i opozitës, jo nga ata që i ka blerë i ka futur në xhep si aksioner në gjithë koncensionet një i vetëm e tmerron, e tmerron e vërteta dhe firmat që ka hedhur fët e fët për të vjedhur miliarda për të vrarë opozitën e pluralizmin.

Sepse dëshiron ta kthejë Shqipërinë në një ferr të vërtetë për shqiptarët”, tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë