Gazeta Si – Presidenti rus Vladimir Putin planifikoi fshehurazi të pushtonte Ukrainën, duke folur vetëm me disa këshilltarë super të besuar, duke mbajtur praktikisht të gjithë udhëheqjen e Moskës, përfshirë ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, në errësirë.
Kështu shkruan gazeta “Financial Times”. “Rreth orës 1 të mëngjesit të 24 shkurtit, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mori një telefonatë shqetësuese. Pas muajsh përgatitjeje të një force pushtuese prej 100 mijë trupash në kufijtë me Ukrainën, Vladimir Putin i kishte dhënë dritën jeshile pushtimit. Vendimi e befasoi plotësisht Lavrovin”, shkruan FT.
Ka kaluar një vit luftë në Ukrainë, me mijëra të vdekur, miliona të tjerë të larguar nga shtëpitë e tyre, qytete të tëra të shkatërruara dhe kërcënime të vazhdueshme për një përshkallëzim të konfliktit, edhe mes Rusisë dhe NATO-s. Askush nuk e mendonte se gjuha e ashpër e fillim-vitit 2022, do të përshkallëzohej në konflikt ushtarak.
Më 24 shkurt 2022, Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, në përshkallëzimin më të madh të luftës ruso-ukrainase, që kishte nisur në 2014.
Më 24 shkurt, në orën 5 të mëngjesit, me orën e Kievit, Vladimir Putin i’u adresua kombit me një fjalim, ku shpalli nisjen e një “Operacioni Special Ushtarak” në Ukrainë.
Putin tha se ai nuk kishte në plan të pushtonte territore ukrainase. Sipas tij, qëllimi i këtij operacioni ishte mbrojtja e popullsisë në rajonit rusisht-folës të Donbas, i cili prej 8 vitesh, vuante poshtërimin dhe gjenocidin e vazhdueshëm nga regjimi i Kievit.
Sipas Putin, Rusia kërkonte demilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, kërkonte të ndalonte anëtarësimin e Kievit në NATO dhe ta mbante Ukrainën në “sferën e saj të influencës”.
Brenda pak minutash, nga njoftimi i Putin, shpërthime u dëgjuan në Kiev, Khrakiv, Odesa dhe rajonin e Donbas. Trupat ruse hynë në Ukrainë nga veriu në Bjellorusi drejt Kievit, nga veri-lindja në Rusi drejt Kharkivit, nga Lindja në Republikën Popullore të Donjetsk e Republika Popullore e Luhansk dhe nga Jugu në Krimea.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje