Bota

‘Financial Times’ zbulon: Lavrov nuk e dinte që Ukraina do pushtohej!

Gazeta Si – Presidenti rus Vladimir Putin planifikoi fshehurazi të pushtonte Ukrainën, duke folur vetëm me disa këshilltarë super të besuar, duke mbajtur praktikisht të gjithë udhëheqjen e Moskës, përfshirë ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, në errësirë.

Kështu shkruan gazeta “Financial Times”. “Rreth orës 1 të mëngjesit të 24 shkurtit, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mori një telefonatë shqetësuese. Pas muajsh përgatitjeje të një force pushtuese prej 100 mijë trupash në kufijtë me Ukrainën, Vladimir Putin i kishte dhënë dritën jeshile pushtimit. Vendimi e befasoi plotësisht Lavrovin”, shkruan FT.

Ka kaluar një vit luftë në Ukrainë, me mijëra të vdekur, miliona të tjerë të larguar nga shtëpitë e tyre, qytete të tëra të shkatërruara dhe kërcënime të vazhdueshme për një përshkallëzim të konfliktit, edhe mes Rusisë dhe NATO-s. Askush nuk e mendonte se gjuha e ashpër e fillim-vitit 2022, do të përshkallëzohej në konflikt ushtarak.

Më 24 shkurt 2022, Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, në përshkallëzimin më të madh të luftës ruso-ukrainase, që kishte nisur në 2014.

Më 24 shkurt, në orën 5 të mëngjesit, me orën e Kievit, Vladimir Putin i’u adresua kombit me një fjalim, ku shpalli nisjen e një “Operacioni Special Ushtarak” në Ukrainë.

Putin tha se ai nuk kishte në plan të pushtonte territore ukrainase.  Sipas tij, qëllimi i këtij operacioni ishte mbrojtja e popullsisë në rajonit rusisht-folës të Donbas, i cili prej 8 vitesh, vuante poshtërimin dhe gjenocidin e vazhdueshëm nga regjimi i Kievit.

Sipas Putin, Rusia kërkonte demilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, kërkonte të ndalonte anëtarësimin e Kievit në NATO dhe ta mbante Ukrainën në “sferën e saj të influencës”.

Brenda pak minutash, nga njoftimi i Putin, shpërthime u dëgjuan në Kiev, Khrakiv, Odesa dhe rajonin e Donbas. Trupat ruse hynë në Ukrainë nga veriu në Bjellorusi drejt Kievit, nga veri-lindja në Rusi drejt Kharkivit, nga Lindja në Republikën Popullore të Donjetsk e Republika Popullore e Luhansk dhe nga Jugu në Krimea.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë