Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se duhet zgjidhje politike për situatën brenda PD. Pak ditë para vendimit të Apelit për vulën e PD, Tabaku tha se kjo çështje duhet të parë përtej saj
“Nuk kam komentuar asnjëherë vendime gjykatash. Për mua, mendoj se kjo ka nevojë për zgjidhje politike dhe shpresoj që të vijë përtej këtij vendimi të gjykatës. Më duket e pandershme për demokratët që debatet për një çështje që vijon të na ndajë, duhet të vendosim interesat e demokratëve së pari dhe të dalim me kandidat të përbashkët dhe asnjëri nga ne s’duhet të ushtrojë presion mbi gjykatën. Dua ta konsiderojë si vendim për të bashkuar PD. Përtej vendimit të gjykatës, duhet zgjidhje politike për PD. Opozita duhet të dalë me 1 kandidat, duhet të jetë e gjitha e bashkuar kur kemi kaq shumë përqendrim pushteti e përdorim burimesh shtetërore, sa kohë të kemi mundësi e hapësirë do të punoj në këtë drejtim”, tha Tabaku.
Për mocionin me debat që do të mbahet më 2 mars, Jorida Tabaku tha se në fokus do të jetë transparenca për çështjen e ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.
Sa i përket kandidimit për Bashkinë e Tiranës, deputetja demokrate tha se nuk është në qëllimet e saj.
“Bashkia e Tiranës nuk është në synimet e mia. Tani jam e fokusuar në parlament dhe më pëlqejnë sfidat këtu”, tha Tabaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje