Bota

Edhe FBI del kundër Kinës: Covid 19 ka rrjedhur nga laboratori i Wuhanit

Gazeta Si – Fantazma e origjinës së Covid-19 rikthehet sërish për të ndarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën. Uashingtoni po ringjall teorinë e rrjedhjes së koronavirusit nga laboratori në Wuhan 3 vite pas shpërthimit të tij.

“FBI ka konsideruar prej kohësh se pandemia shpërtheu për shkak të një incidenti laboratorik në Wuhan”, thotë Christopher Wray, drejtor i FBI-së.

Analistët nga Byroja Federale e Hetimit, në raportin e tyre e konsiderojnë “aksidentin e mundshëm” shpjegimin “më të mundshëm” për origjinën e epidemisë në Ëuhan në dhjetor 2019, e cila do të shndërrohej në një pandemi në shkurt 2020.

Deklarata e drejtorit Wray, vjen disa ditë pasi “Wall Street Journal” publikoi rezultatin e një dosjeje nga Departamenti i Energjisë në Uashington, i cili gjithashtu akuzonte laboratorin e Wuhan.

Ai raport paralajmëroi se shkalla e sigurisë mbetet “e ulët”. Wray flet nëfakt për një probabilitetit të lartë.

Sakaq, “Wall Street Journal” raporton se nuk ka konsensus në administratën e Biden: katër agjenci të tjera qeveritare amerikane, duke përfshirë një komitet kombëtar të inteligjencës, mbeten të bindura se Covid-19 ishte shkaktuar nga “transmetimi natyror”, pra jo nga studimet e kryera në laborator, por dy agjenci janë ende të pasigurta.

Edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, thotë se nuk ka asnjë përfundim, pavarësisht se presidenti Biden ka urdhëruar inteligjencën që t’i kushtojë çdo përpjekje kërkimit.

Tani, megjithatë, FBI konfirmon mendimin e saj dhe rinis tezën e gabimit të kryer nga studiuesit kinezë në laborator gjatë studimeve për qëllime mjekësore.

Drejtori Wray nuk dha detaje të analizës së FBI-së – është një material i klasifikuar, tha ai.

Zyrtari akuzoi qeverinë kineze se “po bën më të mirën në përpjekjen për të penguar” përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera për të gjurmuar origjinën e pandemisë.

Pekini mohon dhe i referohet rezultatit të një hetimi në terren të kryer nga një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë të dërguar në Wuhan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Raporti i tyre në mars 2021 e përcaktoi atë si “jashtëzakonisht të pamundur” që Sars-CoV-2 të ishte izoluar dhe më pas u rrodhi aksidentalisht nga Instituti i Virologjisë në Wuhan.

Hipoteza më e mundshme, sipas korrespondentëve të OBSH-së, mbetet origjina shtazore e koronavirusit, por nuk është gjetur një përgjigje e caktuar për pyetjet mbi “kafshën e rezervuarit” dhe për transmetimin te njerëzit: direkt ose përmes një specie të ndërmjetme (gjithashtu ende të paidentifikuar).

Reagimi i Pekinit ndaj deklaratave të FBI-së është zakonisht i indinjuar: “Kina kundërshton kategorikisht çdo formë manipulimi politik që synon identifikimin e origjinës së Covid-19. Përfshirja e shërbimeve të inteligjencës në çështjet shkencore, është në vetvete një politizim i kësaj çështjeje”, tha zonja Mao Ning, zëdhënëse e ministrisë së jashtme të Kinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë