Politike

Berisha: Xhaçka u ka thënë ambasadorëve se Apeli ia jep PD-në palës tjetër, vendim kundër një populli  

Dy ditë para se Apeli të marrë një vendim për vulën dhe se cilës palë duhet t’i përkasë drejtimi i PD, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar ka folur për disa mesazhe që, sipas tij, ministra të qeverisë kanë raportuar tek ambasadorët se vendimi nuk do të jetë në favor të tij.

Në mënyrë indirekte, Berisha ka përcjellë një mesazh edhe për tre gjyqtarët. Sipas tij, një vendim që do t’i jepte partinë palës tjetër do të thotë vendim kundër popullit.      

 “Ju jeni njohur me faktin se Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë, pasi Taulant Balla ka informuar për vendimin. Ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur, sipas saj kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje.

Unë ç’është e vërteta, megjithëse burimi është shumë i sigurt, përsëri nuk mund të shprehem dhe nuk mund të paragjykoj, pasi mendja ime nuk frenon kurrë që tre gjykatës të mund të marrin një vendim që do shkojë në kohëra si vendimi më i zi kundër një shoqërie dhe një populli si përpjekja më anti-kushtetuese, më e paimagjinueshme për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet në një kohë ku ajo ka plotësuar çdo kusht ligjor.

Dhe të bëhet kjo duke shpallur palë atë që kurrë nuk është palë, duke marrë përfaqësues atë që nuk përfaqëson asgjë, kjo tejkalon çdolloj imagjinate.

Ndaj dhe unë nuk jam i prirur, e them prapë që të besoj aq shumë korrespondencën e Olta Xhaçkës me ambasadorë për këtë çështje”, u tha Berisha deputetëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë