Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi deputetët mbështetës të tij një ditë para seancës ku do të mbahet mocioni me debat ndaj kryeministrit Edi Rama për dosjen “McGonigal”.
“Unë kam bindjen se nesër në parlament atij do t’i numërohen në sy një për një e gjithë veprimtaria supermafioze me akte të veçanta që ai ka kryer me një tradhtar të kombit amerikan, të cilit i ishin besuar detyrat më të larta në fushën më sensitive të sigurisë së SHBA, dhe shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet.
Shqiptarët duhet të njihen me të gjitha aspektet, duhet të njihen me qindra e qindra denoncime të mediave Amerika, europiane, botërore të cilat dilnin tre personazhe të zeza; Oleg Deripaska në njërën anë, McGonigal tradhtari i SHBA në anën tjetër, dhe Edi Rama supermafioz”.
Me tej ai shtoi: ‘Debati i nesërm ka një interes të jashtëzakonshëm kombëtar dhe ndërkombëtar, ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka që ta pasurojmë me çdo element të Edi Ramës dhe McGonigalit në Shqipëri.

Duhet të hetojmë për fitimet direkte të këtij grupi mafioz, me veprimtarinë e tyre mafioze në Tiranë. Duhet hetuar listat e përpiluara dhe shpërndara në të cilat dalin qartë emrat e Edi Ramës, Lulzim Bashës etj. Pra afera është e pashembullt, kalon nga afera e lobimit për asgjësimin e opozitës, tek lobimi kundër kompanive ruse, për kompani të tjera po ruse. Se njerëzit kujtojnë se kur dëgjojnë se ai kërkoi që të mos i jipej Yurimex apo si quhej kompania austriake, në pamje të parë austriake sepse ishte Gazprom i Beogradit dhe Vjenës, në një kohë kur lobimi u bë për një kompani tjetër me aksionerë Duçkën, Nezën etj., që rridhte direkt nga Gazprom dhe ndofta, nuk mund të them, me investime edhe të Deripaskës.
Është shumë e rëndësishme që shqiptarët të mësojnë nesër të vërtetën. Edi Rama mashtroi mashtron shqiptarët. Mori në mbrojtje të hapur McGonigalin, ai tha që bënte punën e FBI këtu në Tiranë tek priste gjobat, nuk tha kështu në mënyrë tekstuale, po çfarë bënte ai në restorantet e Tiranës, pyetjes së gazetarit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje