Qysh kur Apeli njoftoi se do të mblidhej me 3 mars për të dhënë një vendim se kujt i takon vula e PD, Sali Berisha kishte filluar negociatat e nëndheshme për planin rezervë. I pafavorizuar qoftë politikisht ashtu edhe ligjërisht, Berisha (përpos asaj që thotë publikisht) i kishte të qarta tre variantet në tavolinë për të; Ose të fusë kandidatët e tij tek lista e PD me kryetar paradoksalisht Lulzim Bashën (sa kohë ky i fundit figuron në regjistrin e partive politike dhe Alibeaj s’ka kohë për ta zhbërë), ose t’i japë kandidatët Ilir Metës i cili u regjistrua të shtunën në KQZ si parti politike ose të dalë me kandidatë të pavarur
Me siglën e PD pak gjasa ka që të ndodhë pavarësisht se Alibeaj ka bërë thirrje për bashkim këto 24 orë.
Në mbledhjen e kryesisë, Berisha tha se vendimi ishte dore e Ramës duke përdorur Bashën dhe Alibeajn.
Varianti tjetër mbetet me Ilir Metën, për të cilin Berisha, deri të shtunën në mesditë, nuk foli dhe, e treta kandidatët e pavarur.
Mwsohet se Berisha ka notuar në gjithë ujërat. Burime për gazeta “Si” thanë se Berisha ka negociuar përmes emisarësh me palën e Alibeajt, po ashtu me Ilir Metën, por ka futur edhe skemën e tretë si rezerve atë të kandidatëve të pavarur edhe pse ata pak që kishin filluar lëvizjen nuk e konfirmuan publikisht. Madje ndonje prej tyre edhe e mohoi te kontaktuar nga gazeta.
Ndërkohe Berisha pritet të mbledhë grupin parlamentar të shtunën pasdite, ndërsa të dielën vetë kandidatët dhe Këshillin e tij Kombëtar.
Në anën tjetër edhe Enkelejd Alibeaj ka njoftuar kryesinë e tij, kryetarët e degëve që e mbështesin dhe grupin parlamentar, me saktë atë pjesë që e ka me vete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje