Politike

Negociata me palën e Alibeajt, me Metën por edhe si kandidatë të pavarur, Berisha notoi në të gjitha ujërat para Apelit

Qysh kur Apeli njoftoi se do të mblidhej me 3 mars për të dhënë një vendim se kujt i takon vula e PD, Sali Berisha kishte filluar negociatat e nëndheshme për planin rezervë. I pafavorizuar qoftë politikisht ashtu edhe ligjërisht, Berisha (përpos asaj që thotë publikisht) i kishte të qarta tre variantet në tavolinë për të; Ose të fusë kandidatët e tij tek lista e PD me kryetar paradoksalisht Lulzim Bashën (sa kohë ky i fundit figuron në regjistrin e partive politike dhe Alibeaj s’ka kohë për ta zhbërë), ose t’i japë kandidatët Ilir Metës i cili u regjistrua të shtunën në KQZ si parti politike ose të dalë me kandidatë të pavarur

Me siglën e PD pak gjasa ka që të ndodhë pavarësisht se Alibeaj ka bërë thirrje për bashkim këto 24 orë.

Në mbledhjen e kryesisë, Berisha tha se vendimi ishte dore  e Ramës duke përdorur Bashën dhe Alibeajn.

Varianti tjetër mbetet me Ilir Metën, për të cilin Berisha, deri të shtunën në mesditë, nuk foli dhe, e treta kandidatët e pavarur.

Mwsohet se Berisha ka notuar në gjithë ujërat. Burime për gazeta “Si” thanë se Berisha ka negociuar përmes  emisarësh me palën e Alibeajt, po ashtu me Ilir Metën, por ka futur edhe skemën e tretë si rezerve atë të kandidatëve të pavarur edhe pse ata pak që kishin filluar lëvizjen nuk e konfirmuan publikisht. Madje ndonje prej tyre edhe e mohoi te kontaktuar nga gazeta.

Ndërkohe Berisha pritet të mbledhë grupin parlamentar të shtunën pasdite, ndërsa të dielën vetë kandidatët dhe Këshillin e tij Kombëtar.

Në anën tjetër edhe Enkelejd Alibeaj ka njoftuar kryesinë e tij, kryetarët e degëve që e mbështesin dhe grupin parlamentar, me saktë atë pjesë që e ka me vete.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë