Gazeta Si – Zemërimi pas aksidentit hekurudhor ka shpërthyer në Greqi, ku rreth 7500 njerëz demonstruan jashtë Parlamentit në Athinë mbrëmjen e të dielës.
Gjithçka, pas përplasjes së trenit të enjten më 2 mars, i cili la 57 të vdekur dhe iu atribuua gabimit njerëzor dhe neglizhencës të autoriteteve.
Studentët, punonjësit e hekurudhave dhe nëpunësit civilë dolën në rrugë, ndërsa trenat dhe metroja janë në grevë në të gjithë vendin.






Demonstruesit, të cilët mbanin pankarta me shkrimin, “Poshtë qeveritë vrastare”, u përplasën shpejt me policinë, ku u regjistruan përleshje të ashpra. .
Bilanci i trazirave është pesë të arrestuar në mesin e demonstruesve dhe shtatë oficerë të plagosur, sipas raporteve të policisë. Të arrestuarit akuzohen se kanë hedhur gurë dhe shishe djegëse ndaj policisë.
“Si kryeministër, më duhet të kërkoj falje të gjithëve, por veçanërisht të afërmve të viktimave”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Katër ditë më parë Mitsotakis foli për gabim njerëzor pas aksidentit fatal (u arrestua shefi i stacionit të Larisës). Aksidenti ndodhi jashtë Larisës, rreth 380 kilometra në veri të Athinës: një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën kokë më kokë.
Rreth 700 demonstrues ishin mbledhur pasditen e së enjtes përpara selisë së hekurudhave greke në Athinë për të protestuar ndër të tjera edhe kundër mosmirëmbajtjes së rrjetit hekurudhor.
Drejtori i stacionit të arrestuar, 59 vjeç, akuzohet për vrasje. Avokati mbrojtës i tij, tha se drejtuesi pranoi fajin e pjesshëm për përplasjen, por theksoi se edhe faktorë të tjerë çuan në aksidentin tragjik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje