Politike

Gjekmarkaj: Berisha të mbyllë kapitullin politik, Basha të shijojë jetën. Duhet opozitë e re

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj i ka kthyer përgjigje kolegut të tij demokrat, Edi Paloka, i cili më herët ironizoi përmes një pyetje drejtuar të gjithë atyre deputetëve të PD-së që kishin kërkuar dorëheqjen e Bashës i cili me letra nuk figuron i tillë.

Gjekmarkaj sqaron pozicionin e tij në raport me Bashën dhe me Berishën.       

“… Turp e dëm që shkuam në gjykatë. Asnjë vendim i gjykatës nuk do e zgjidhte krizën tonë se ajo nuk është juridike po politike dhe morale. Në të dy anët ka demokratë që duhen bashkuar, asnjë nuk duhet nënvleftësuar, të gjithë bashkë nuk mjaftojnë na duhen dhe shumë të tjerë.

Gjuha që po përdoret po i fal njerëz Edi Ramës. A më përfaqëson sot Sali Berisha si udhëheqës!?

Sot jo më pa i heq në ashkel si opozitar i fortë dhe intelektual me spikamë! A më përfaqëson Lulzim Basha? Aspak dhe se di në më ka përfaqësuar ndonjëherë ndërsa për Berishën e di, disa herë.

A është Berisha politikani më i zoti që ka pasur e djathta këto 33 vite!? Sigurisht që po, por të jesh i zoti s’do të thotë se ke bërë gjithçka mirë e ëndë më tani ku gjithçka duket keq.

Berisha duhet të mbyllë shkollën politike dhe të gezojë jetën e tij ndërsa Basha nuk pat kurrë shkollë politike. I mbetet të shijojë jetën. A mund të ketë vënë dorë qeveria në punet tona? S’kam ndonjë fakt por e besoj aprirori.

Po nëse ne nuk bëhemi palë për interesat e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës çdo gjykatë na merr të keqen. Zgjidhja duhet kërkuar përtej tyre jo tek njëri kundër tjetrit edhe pse nuk peshojnë njësoj. Ata në hije mund të jenë ende të dobishëm”, shkruan Gjekmarkaj.

Sipas tij, bashkimi është vonë ndaj dhe sugjeron një opozitë e re.

“Do fajësojmë njëri tjetrin për 14 Majin, do shahemi siç ka nisur, Edi Ramën po e po, kudo ka të vërtetë po e vërteta e madhe është faji jemi ne që nuk pranojmë verbërinë tonë dhe nuk shërohemi nga urrejtja” shkruan ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë