Politike

‘Të dalim me kandidat unik’ Alibeaj mandaton 3 deputetë të negociojnë me palën e Berishës  

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të kryetarëve, zyra e shtypit e Enkelejd Alibeajt njoftoi se  është rënë dakord ngritja e një grupi prej 3 deputetësh të cilët janë mandatuar për të biseduar me grupin e Rithemelimit për çështjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët për një kandidat të Partisë Demokratike.

Ky grup do të përbëhet nga Gazment Bardhi, Merita Bakiu dhe Flamur Hoxha.

Gjithashtu forumet e PD vendosen si afat të këtij komunikimi deri ditën e premte. Të hënën në mbrëmje, pas mbledhjes së kryesisë dhe grupit që e mbëhtet, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj tha se kishte propozuar tre pika, në të cilën sipas të gjitha gjsave do të shtrihen edhe negociatat.  

“1-Në lidhje me kandidatët për këshilltarë bashkiakë:

 Të fillojnë menjëherë  nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët  rreth saj  të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshilltarëve të PD-së  në bashkitë respektive.  Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë  një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes  dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të  drejtë.

2- Në lidhje  me kandidatët për kryetarë  të bashkive;

Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet  që kanë prodhuar  primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021,   votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë,  i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip  ndaj  gjithë prurjeve në fjalë,  në mënyrë eksplicite  ndaj kandidatëve demokratë të  primareve gjithashtu, me synim daljen me  kandidatë unik.

3-Në lidhje me aleancat;

PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të  një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale  ku secili subjekt zhvillon identitetin  e vet politik brenda kornizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombëtare dhe Perëndimore”, u shpreh Alibeaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë