Politike

Alternativat e Celibashit / PD e Berishës, e Alibeajt me autorizim, apo Bashës kryetar ‘de jure’?  (Dhe kleçka që mbetet)

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendos të enjten për regjistrimin e Partisë Socialiste, Bindjes Demokratike, LZHK-së, Partisë së Lirisë dhe mbi të gjitha se cila palë do të përfaqësojë PD-në në zgjedhje.

Në rendin e ditës së KQZ-së janë përfshirë të dy kërkesat me dy vula dhe dy kryetar; njëri nga Sali Berisha dhe tjetri nga Enkelejd Alibeaj si kryetar i autorizuar.

Për rastin e Berishës pak gjasa ka që të regjistrohet se kohe që edhe vetë Apeli në vendimin e tij e konsideronte palën përfaqësuese nga Berisha si komisioni i Rithemelimit dhe palën tjetër të Alibeajt ai PD-ja zyrtare.

Në anën tjetër edhe regjistrimi i Alibeajt si kryetar i autorizuar vlen për interpretim sa kohë që Kodi Zgjedhor nuk e parashikon specifikisht një atribut të tillë, referuar nenit 64 të Kodit lidhur me përgjegjësitë e kryetarit.

A do të mund Celibashi të regjistrojë PD-në si sigël? Dhe me kë në këtë rast? Me Alibeajn si kryetar i komanduar që nuk e njeh Kodi apo me Lulzim Bashën që me letra juridikisht njihet edhe pse ka dhënë dorëheqjen publikisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë