Politike

Borrell e Varhelyi vizitojnë Tiranën dhe Shkupin, më pas takimi Vuçiç-Kurti

Nga Gazeta Si- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Josep Borrell, do të udhëtojë në Shqipëri në datat 15-16 mars dhe në Maqedoninë e Veriut më 16-17 mars. Ky është njoftimi zyrtar që jepet nga zyra e delegacionit të Bashkimit Europian. Qëllimi i vizitës në Shqipërisë lidhet me rastin e mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri.

“Kjo është hera e parë që Këshilli zhvillohet në Tiranë”, njofton delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, në një postim në Twitter.

Në njoftimmin për shtyp bëhet e ditur se këto vizita do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe BE-Shqipëri dhe BE-Maqedonia e Veriut sipas Marrëveshjeve të tyre përkatëse të Stabilizim Asociimit dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në të dy vendet dhe në Ballkanin Perëndimor.

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian do të takohen edhe me kryeministrin Edi Rama ku do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për median. Pasdite, Borrell do të marrë pjesë në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja. Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të udhëtojë më pas në Maqedoninë e Veriut. Më 16 mars, ai do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, përpara se të udhëheqë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16 -të të Stabilizim Asociimit BE-Maqedonia e Veriut të premten, 17 mars. Mendohet se kjo është edhe arsyeja se pse Borrell u ka propozuar presidentit serb Aleksander Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti mbajtjen e takimit më 18 mars për takimin e radhës me qëllimin arritjen e një marrëveshje për planin franko-gjerman. Takimi i ndërmjetësuar nga BE-ja do të mbahet në Oher.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë