Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë, 15-16 mars.
Gjatë kësaj vizite, ai do të shoqërohet edhe nga Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Fillimisht Borrell do të takohet me kryeministrin, Edi Rama para se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri që mbahet për herë të parë në Tiranë më 16 mars.
Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, Kryeministri Rama dhe Komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp.
Borrell do të marrë pjesë gjithashtu në përurimin e Kullës Veneciane në Durrës, restaurimi i së cilës është financuar nga BE-ja, si dhe do të zhvillojë një bisedë me të rinj.
Më pas Borrell do të niset drejt Maqedonisë së Veriut, ku do të vijojë takimet dypalëshe me krerët politikë të vendit fqinj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje