Politike

Flamur Hoxha: E vetmja zgjidhje është PD pa Berishën, Alibeajn dhe Bashën drejtues

Një nga deputetët e mandatuar nga pala e Alibeajt për të negociuar me palën e Berishës me qëllim daljen me një kandidat në zgjedhje, Flamur Hoxha, tha se e vetmja zgjidhje që PD-ja të fitojë bashki është dalja me patjetër me një kandidat të vetëm në zgjedhjet e 14 majit.

“Është një detyrim që duhet ta marrë kryetari në detyrë, Alibeaj, për të krijuar një aleancë më të gjerë, që ka të bëjë me daljen me një kandidat. Në këtë rast do të duhet të jetë e ardhmja politike për të gjithë përfaqësuesit e kësaj force. Zgjidhja nuk vjen nga ata që e kanë krijuar këtë krizë. PD për të shkuar e bashkuar në këto zgjedhje, për të shkuar me një kandidat të vetëm, po shihet larg si mundësi dhe po mbahet peng nga disa persona, të cilët janë në kupolën drejtuese të PD, ata që kanë qenë gjithmonë dhe duhet të bëjnë një sakrificë”, tha Hoxha në emisionin “Debat” në A2CNN .

Por, a mund të jetë zgjidhje PD pa tre emrat drejtues, Berisha, Basha dhe Alibeaj?

“Është shumë e pranueshme një zgjidhje pa tre emrat në konflikt. Të 61 kandidatët që kanë dalë nga primaret janë akoma më shumë në presion të një fushate që do të bëhet një betejë për të dalë i dyti apo i treti. Janë pak bashki që mund të fitohen nëse dalim me 2 kandidatë. Këtë ua garantoj”, tha Hoxha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë