Politike

Berisha në Elbasan: 14 maji dita e ndryshimit, votoni Luçiano Boçin

Gjatë festimeve me rastin e Ditës së Verës, Sali Berisha ishte në Elbasan në krah me Luçiano Boçin i cili garon për Elbasanin në zgjedhjet e 14 majit.

“Nuk mund të mos theksoj se kjo ditë, është njëkohësisht simbol i ndërrimit, i lulëzimit, i ndryshimit.

Natyra fillon e ndërron kostumin e saj, moti vjen tjetër. 14 maji do të ndjekë një ndryshim të thellë dhe qytetarët e Elbasanit do të mbështesin me besim të madh, një intelektual të shquar, një qytetar shembullor, por edhe një politikan të mirënjohur, Luçiano Boçin për qytetar të parë të qytetit”, tha Berisha.

Ndërkohë në të njëjtën ditë, Berisha pritet të shpallë edhe koalicionin me të cilin do të garojë kandidatët e tij për kryetarë bashkie, përfshi edhe Luçiano Boçin.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë