Këshilli i Legjislacionit është mbledhur për mandatin e Olta Xhaçkës, me kërkesë të PD-së ku fillimisht u zhvillua një debat për mënyrën se si do të bëhet mbledhja.
Përfaqësuesit e PS-së kërkuan që mbledhja të bëhet e mbyllur.
Përfaqësuesja e PD, Dhurata Çupi ka kërkuar që media të jetë në mbledhje dhe të ndjekë diskutimin.
Sipas Çupit nuk ka asnjë dispozitë që të bëhet mbledhja e mbyllur.
Pas debateve, Këshilli vijoi me shqyrtimin e kërkesës së PD-së për çuarjen në Kushtetuese të mandatit të Olta Xhackës.
Partia Socialiste caktoi Klotilda Bushkën si relatorë për çështje mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.
Por kjo u refuzua nga PD, me argumentin se nuk ka nevoje për relatorë në këtë rast sa kohë që vendimi i Kuhtstueses është i qartë. Ermonela Felaj mbylli mbledhjen mes debateve.
Deputeti i PD, Gazment Bardhi tha se “po vazhdoni të shtyni çështjen, ndërkohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë”.
Mbledhja e radhës u caktua me 29 Mars.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje