Politike

Mandati i Olta Xhaçkës shtyhet për në fund të marsit   

Këshilli i Legjislacionit është mbledhur për mandatin e Olta Xhaçkës, me kërkesë të PD-së ku fillimisht u zhvillua një debat për mënyrën se si do të bëhet mbledhja. 

Përfaqësuesit e PS-së kërkuan që mbledhja të bëhet e mbyllur.

Përfaqësuesja e PD,  Dhurata Çupi ka kërkuar që media të jetë në mbledhje dhe të ndjekë diskutimin.

Sipas Çupit nuk ka asnjë dispozitë që të bëhet mbledhja e mbyllur.

Pas debateve, Këshilli vijoi me shqyrtimin e kërkesës së PD-së për çuarjen në Kushtetuese të mandatit të Olta Xhackës.

Partia Socialiste caktoi Klotilda Bushkën si relatorë për çështje mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Por kjo u refuzua nga PD, me argumentin se nuk ka nevoje për relatorë në këtë rast sa kohë që vendimi i Kuhtstueses është i qartë.  Ermonela Felaj mbylli mbledhjen mes debateve.

Deputeti i PD, Gazment Bardhi tha se “po vazhdoni të shtyni çështjen, ndërkohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë”.

Mbledhja e radhës u caktua me 29 Mars.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë