Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi grupin parlamentar socialist të mërkurën në mbrëmje ku ra në sy mungesa e Arben Ahmetajt.
Rama u ka kërkuar deputetëve që të fokusohen tek zona e tyre elektorale dhe të mbajnë përgjegjësi për zgjedhjet e ardhshme.
Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për përgatitjet e zgjedhjeve për qarkun e Vlorës, por pa përmendur emra.
I vetmi emër i përmendur për zgjedhjet ka qenë Benet Beci për Bashkinë e Shkodrës.
Në platformën politike për fushatën zgjedhore Rama ka kërkuar që ‘Akti1st’ të jetë një instrument kyc.
Ndërkohë të enjte mbasdite, Rama ka njoftuar mbledhjen e kryesisë së PS-së.
Kandidatët për kryetarë bashkie pritet të zyrtarizohen nga kryeministri Rama me datë 25 mars, atëherë kur është edhe afati për regjistrimin e kandidatëve në KQZ.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje