Politike

Mungon Ahmetaj, Rama mbledh deputetët: Fokusohuni në zonat elektorale, mbani përgjegjësi

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi grupin parlamentar socialist të mërkurën në mbrëmje ku ra në sy mungesa e Arben Ahmetajt.

Rama u ka kërkuar deputetëve që të fokusohen tek zona e tyre elektorale dhe të mbajnë përgjegjësi për zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë mbledhjes është diskutuar edhe për përgatitjet e zgjedhjeve për qarkun e Vlorës,  por pa përmendur emra.

I vetmi emër i përmendur për zgjedhjet  ka qenë Benet Beci për Bashkinë e Shkodrës.

Në platformën politike për fushatën zgjedhore Rama ka kërkuar që ‘Akti1st’ të jetë një instrument kyc.

Ndërkohë të enjte mbasdite, Rama ka njoftuar mbledhjen e kryesisë së PS-së.

Kandidatët për kryetarë bashkie pritet të zyrtarizohen nga kryeministri Rama me datë 25 mars, atëherë kur është edhe afati për regjistrimin e kandidatëve në KQZ.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë