Politike

“Bashkë Fitojmë” / Berisha, Meta, Dule dhe Ndoka zyrtarizojnë koalicionin, kreu i PL e drejton

Në zgjedhjet 14 majit, Sali Berisha do të shkojë me të njëjtën skemë si në zgjedhjet e 6 marsit.

Ai ka depozituar dokumentet në KQZ si koalicion duke përfshire edhe veten si kryetar i PD-së. Koalicioni quhet “Bashkë Fitojmë” dhe shkronjat nistore të koalicionit do të jenë “BF”

Koalicioni ‘Bashke Fitojme’

I vëtedijshëm se Berisha nuk do të pranohet nisur nga vendimi i Ilirjan Celibashit, në krye të këtij koalicioni është vendosur të jetë Ilir Meta me Partinë e Lirisë. Koalicioni përfshin PD, PL, PDK dhe PBDNJ.

Në fund të shqyrtimit, koalicioni do të shkojë me regjistrimin e tre partive të tjera (pa PD) konform rregullave që ka parashikuar Kodi Zgjedhor, e njëjta skeme që u ndoq edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Koalicioni do të përfaqësohet me emrat e kandidatëve të primareve për bashkitë ndërsa për këshillat bashkiakë në dokumentin e depozituar thuhet se ndarja do të bëhet në përputhje me marrëveshjet dy palëshe mes partive.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë