Politike

Celibashi regjistron Arlind Qorin në zgjedhje, do garojë përballë Veliajt dhe Këlliçit

TIRANË- “Lëvizja Bashkë” me drejtues Arlind Qorin do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 majit.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, e njoftoi vendimin në mbledhjen e KQZ.

“Vendosim regjistrimin e Lëvizjes ‘Bashkë’ në zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023” tha Celibashi.

Më herët,  KQZ kundërshtoi regjistrimin e tij me argumentin se vendimi i Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e ‘Lëvizjes Bashkë’ si subjekt nuk ishte i formës së prerë dhe për pasojë nuk është pasqyruar në regjistrin e partive politike.

Çështja kaloi në KAS, por u rrëzua.

Kërkesa shkoi në Kolegjin Zgjedhor duke i dhënë të drejtën të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në seancën e mbajtur në Kolegj, Lëvizja Bashkë paraqiti vendimin e formës se prerë të gjykatës që doli vetëm 24 orë më parë nga vendimi.

Arlind Qori ka deklaruar se do të garojë përballë Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit si kandidat për bashkinë e Tiranës


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë