TIRANË- “Lëvizja Bashkë” me drejtues Arlind Qorin do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 majit.
Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, e njoftoi vendimin në mbledhjen e KQZ.
“Vendosim regjistrimin e Lëvizjes ‘Bashkë’ në zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023” tha Celibashi.
Më herët, KQZ kundërshtoi regjistrimin e tij me argumentin se vendimi i Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e ‘Lëvizjes Bashkë’ si subjekt nuk ishte i formës së prerë dhe për pasojë nuk është pasqyruar në regjistrin e partive politike.
Çështja kaloi në KAS, por u rrëzua.
Kërkesa shkoi në Kolegjin Zgjedhor duke i dhënë të drejtën të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në seancën e mbajtur në Kolegj, Lëvizja Bashkë paraqiti vendimin e formës se prerë të gjykatës që doli vetëm 24 orë më parë nga vendimi.
Arlind Qori ka deklaruar se do të garojë përballë Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit si kandidat për bashkinë e Tiranës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje