Gazeta Si – Një 57-vjeçar që tentoi të trafikonte në Greqi 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni u arrestua këtë të diel në Kakavijë, Gjirokastër.
Në dalje të territorit shqiptar, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetasit Q. H., u gjet dhe sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Q. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje