Ka ndodhur

Sekuestrohen 808 kartëmonedha dhe monedha koleksioni në Kakavijë

Gazeta Si – Një 57-vjeçar që tentoi të trafikonte në Greqi 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni u arrestua këtë të diel në Kakavijë, Gjirokastër.

Në dalje të territorit shqiptar, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetasit Q. H., u gjet dhe sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Q. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë