Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte për vizitë një ditore në Tiranë, ku pas takimesh, ra në sy mungesa me përfaqësues të PD-së.
Gjatë ditës së dielë, Kurti takoi nga opozita vetëm kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Por i pyetur për këtë fakt nga media, Kurti u shpreh se takimi me Metën nuk ka qenë në cilësinë e kryetarit të Partisë së Lirisë, por si ish president. Kurti u shpreh se e pa të udhës ta informonte për procesin e dialogut me Serbinë dhe për marrëveshjen e Ohrit.
“Kam takuar krerët e tri institucioneve shtetërore dhe ish presidentin Meta dhe kam konsideruar se është e nevojshme dhe atë ndonëse nuk është më President. E di që Tirana dhe gjitha Shqipëria janë në ethet e fushatës dhe përfitoj nga rasti t’i uroj një proces zgjedhor sa më demokratik” tha Kurti.
Më herët, Meta postoi në Facebook takimin me Kurtin.
“Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti
E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social.
Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje.
Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj.” komentoi Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje