Marrëveshja e arritur në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ishte në fokus të bisedimeve që shefi i qeverisë së Kosovë zhvilloi me homologun Edi Rama sot në Tiranë.
Në një foto të ndarë në rrjetet sociale, Edi Rama zbulon se bisedoi me Albin Kurtin në detaje për këtë marrëveshje dhe ecurinë e procesit të zbatimit të saj, ku mes të tjerash e përgëzoi për kurajën e treguar.
“Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.
I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë”, shkruan Rama.
Më tej kryeministri Rama tregon se bashkë me Kurtin ranë dakord që mbledhja e radhës e dy qeverive të mbahet në muajin qershor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje