Politike

PD e Alibeajt nuk nxjerr kandidatë në Durrës, Elbasan e Shkodër, miratohen 16 emra për lokalet, mblidhet sërish kryesia (lista)

Në limitet e afatit të regjistrimit të kandidatëve dhe këshillave bashkiake në KQZ, Partia Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj konfirmoi të dielën pas mesnate vetëm 16 kandidatë për kryetarë bashkie, ndërsa vendosi të mos garojë në tre bashki të mëdha; Durrësi, Elbasani dhe Shkodra, duke mos nxjerrë rivalë brenda kampit opozitar për Igli Carën, Luçiano Boçin dhe Bardh Spahinë.

Në Tiranë PD do të garojë me kandidaturën e Roland Bejkos, i cili mori shumicën e votave të Kryesisë.

Sot mblidhet sërish Kryesia e PD-së për të diskutuar se çfarë do të bëhet me bashkitë e tjera, nëse do të nxjerrin edhe aty kandidatë, apo do të dalin vetëm me lista për këshilltarë në të gjitha bashkitë.

Kandidatët e konfirmuar nga PD e Enkelejd Alibeajt për 14 Majin

1.   Tiranë-Roland Bejko (i konfirmuar)

2.    Mallakastër- Agron Kapllanaj (i konfirmuar)

3.    Lezhë – Sandër Marku (i konfirmuar)

4.    Patos- Pranvera Rizai (i konfirmuar)

5.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj (i konfirmuar)

6.   Korçë-Gjergji Gjata (i konfirmuar)

7.    Poliçan – Florian Qamo  (i konfirmuar)

8.    Kuçovë – Ilirjan Koxhaj  (i konfirmuar)

9.    Kamëz – Bilbil Bajraktari (i konfirmuar)

10.    Krujë – Sabah Sheta (i konfirmuar)

11.    Dibër – Naim Gazidede (i konfirmuar)

12.    Dimal- Dritan Sula (i konfirmuar)

13.    Librazhd -Bujar Vreto (i konfirmuar)

14.    Vorë- Ibrahim Bruka (i konfirmuar)

15.    Sarandë- Skënder Muço (i konfirmuar)

16.    Mirditë-Mark Ruçi (i konfirmuar)

Bashkitë që janë prezantuar kandidatë, por ende nuk konfirmohen

1.    Kurbin- Genc Doçi

2.    Vau i Dejës- Klomentina Drini

Bashkitë që nuk do të ketë kandidatë

1. Elbasan

2. Shkodër

3. Durrës


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë