Politike

Një gjirokastrit për Tiranën, Alibeaj vendos për Roland Bejkon, s’votojnë Bardhi dhe Tabaku (kush e mbështeti)

Roland Bejko është kandidati i PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për bashkinë e Tiranës.

Kryesia e mbledhur me vonesë të dielën në mbrëmje (në pritje të Roland Bejkos që po kthehej nga Gjirokastra) vendosi me 10 vota për emrin e këtij të fundit.

Roland Bejko në fakt është një emër i njohur për strukturat e PD-së por që nuk ka milituar në degën e Tiranës por në atë të Gjirokastrës ku ka qënë kryetar i asaj dege dhe drejtues i PD-së për qarkun e Gjirokastrës.

Roland Bejko mori vetëm 10 vota të kryesisë (gjithësesi shumica) ndërsa ra në sy mospjesëmarrja në votim e deputetëve Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, dhe Dhurata Cupi.

Roland Bejkoi i bashkohet garës për Tiranën përballë Erion Veliajt, Belind Këlliçit dhe Arlind Qorit.

Si u votua nga Kryesia e PD-së së Enkelejd Alibeajt:

Nuk morën pjesë në votim

  1. Gazment Bardhi
  2. Dhurata Çupi
  3. Jorida Tabaku
  4. Ori Nebiaj
  5. Jonila Godole

Votuan pro Roland Bejkos

  1. Fitim Zekthi
  2. Taulanda Jupi
  3. Kreshnik Collaku
  4. Orjola Pampuri
  5. Xhemal Gjunkshi
  6. Flamur Hoxha
  7. Gazment Koduzi
  8. Enkelejd Alibeaj
  9. Taulant Zeneli
  10. Agron Kapllanaj

Abestenim

  1. Indrit Sefa
  2. Endri Hasa
  3. Juela Hamati

Kryesia e PD ka vendosur të tërhiqet nga gara në 3 bashki të rëndësishme, si në Durrës, Elbasan dhe Shkodër, duke lënë në garë kandidatët e Rithemelimit; Luçiano Boçi, Bardh Spahia dhe Igli Cara në përballjet e tyre me kandidatët socialistë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë