Tre fëmijë e tre të rritur kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me armë zjarri të hënën, në një shkollë private të krishterë, në Nashville të shtetit Tenesi
Në një postim në Twitter, autoritetet njoftuan se pas përballjes me policinë, ka vdekur gjithashtu edhe e dyshuara si autore e sulmit, është një vajzë 28-vjeçare, ish-nxënëse e shkollës.
Zyrtarët thanë se të tre fëmijët kishin plagë të shkaktuara me armë zjarri dhe se ata u shpallën të vdekur pas mbërritjes në spitalin e Fëmijëve ‘Monroe Carell Jr’.
Nuk dihet ende numri i personave të plagosur. Por më herët departamenti i Zjarrfikësve të Neshvillit, shkruante në Twitter, se bëhej fjalë për të ‘plagosur të shumtë’.
Sulmi ndodhi në shkollën ‘The Covenant’, një shkollë presbiteriane me rreth 200 nxënës, nga sistemi parashkollor deri në klasë të gjashtë.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se nuk dihet ende identiteti i të dyshuarës.
Policia njoftoi paraprakisht se ende nuk e dinë nëse ajo ka pasur ndonjë lidhje me shkollën, ndonëse “dukej” si adoleshente.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje