Gazeta Si – Shkolla fillore e Cleveland, në San Diego, Kaliforni. 29 janar 1979. Brenda Spencer, vetëm 16 vjeçe, hap zjarr dhe shkakton vdekjen e dy personave.
Një gazetareje që arrin ta kontaktojë në telefon, ajo do ta justifikojë vrasjen me këtë fjali: “Nuk më pëlqejnë të hënat”.
Përgjigje e çuditshme nga një adoleshente e përshkruar si “psikopate” nga një ekspert për sulmet masive.
Rasti i Brendas, na kthen në atë që ndodhi në Nashville, një ditë më parë me fëmijët në shënjestër të një vrasëseje 28-vjeçare, të armatosur me dy pushkë të blera ligjërisht dhe një pistoletë.
Audrey Hale, ky është emri i saj, ish-studente, transgjinore, planifikoi masakrën në Nashvile të shtetit amerikan të Tenesit.
Vajza, një ish-nxënëse e shkollës katolike, kishte një hartë të ndërtesës, ajo la një mesazh për të shpjeguar veprimin e saj.
Duket se kishte plane për të goditur një objektiv tjetër, por më pas ndryshoi mendje sepse kishte shumë siguri.
Në videon e publikuar nga policia, shfaqet me “uniformën” e gjuajtësve: kapele e kuqe, pantallona kamuflazhi, jelek taktik, dorashka pushke.
Një gjë që të kujton masakruesit e tjerë në vrasjet kundër turmave kryesisht në shkolla.
Vendet e studimit janë objektiva të konsoliduara, në disa situata ato lidhen me autorin. Ndoshta më parë ka ndjekur të njëjtat klasa, si Adam Lanza, xhelatja e fëmijëve në Neëtoën, vetë Audry Hale etj.
Ajo mund ta ketë konsideruar institutin arsimor si shkaktar të “të këqijave” të saj ose ta ketë sulmuar sepse e konsideron atë një pengesë (imagjinare) për ekzistencën e saj.
Ose ka vrarë për të bërë të vuajnë të tjerët, duke lëshuar zemërimin e saj kundër atyre që jetojnë të lumtur. Ose ka ushqyer një pakënaqësi të lidhur me zgjedhjet fetare, me mënyrën e të qenit.
Hetuesit fillimisht folën për një “grua transgjinore”, më pas për një person që përdorte përemra mashkullorë për vete. Asnjë precedent nuk do të kishte dalë dhe të njohurit e përshkruan atë si “të sjellshme dhe të ëmbël”.
Megjithatë, ajo fshihte një personalitet agresiv që derdhi gjak në një mjedis fetar konservator, një pistë që analizohet në këto orë nga agjentët në kërkim të motivit.
Në gjurmët e pafundme të dhimbjes, masakrat e femrave janë të rralla. Një raport i vjetër zyrtar pretendonte se ato përfaqësojnë “vetëm” 7 për qind në një realitet të errët, të urryer, por edhe të hutuar, ndonjëherë pa një motiv të vërtetë.






Statistikat e tjera, që nga viti 1979, numërojnë 17 raste. Specialistët janë pyetur për numrin relativisht të vogël dhe përgjigja nuk ka qenë kurrë e saktë.
Ata argumentojnë se njeriu – adoleshent apo i pjekur – priret më lehtë drejt dhunës, disa përpiqen të vërtetojnë diçka me një akt mizor, duan të bëhen të famshëm/famëkeq, duke eliminuar të tjerët.
Për më tepër, shtojnë studiuesit, mashkulli mund të lëvizë i shtyrë nga tendenca ekstreme, nga ksenofobia te mizogjinia, nga neo-nazizmi, te “kauzat” që janë vetëm në kokën e tij, por që marrin karakteristikat e një ideologjie personale.
Nuk ka asnjë profil të përsosur, një portret unik për t’u kopjuar. Janë të shumta, me pika të përbashkëta, analogji, por edhe aspekte që largojnë identikitetin e protagonistëve. Dhe vlen edhe për rastin e femrave.
Disa emra dalin nga arkivi. Laurie Dann, 30 vjeçe, një jetë e përbërë nga sjellje të çuditshme, sëmundje mendore, dhunë.
Një rrugë që e çoi atë të organizonte një sulm dhe më pas t’i merrte jetën. Ajo që shkaktoi zemërimin e 19-vjeçares Jillian Robbins – shtator 1996 – ishin tendenca vetëvrasëse dhe çrregullimet mendore.
Surprizë është edhe rasti i Amy Bishop. Jo një vajzë e vogël në kontrollin e demonëve të saj, por një profesoreshë universiteti dhe nënë që luftoi me kontrastet në një universitet në Alabama.
Ajo do të shkaktonte tre vrarë. Pas sulmit, do të shfaqen precedentë që i ngjajnë një rruge progresive, pothuajse një radikalizimi.
Vrasja e vëllait të saj fillimisht u trajtua si një aksident, dërgimi i mundshëm i paketave bomba, një sulm. Në fund, goditja më e egër.
Jennifer San Marco, 44 vjeçe, kombinoi një paqëndrueshmëri të thellë me iluzionet e persekutimit. Ajo sulmon punonjësit e një kompanie ku kishte punuar në të kaluarën, në Goleta të Kalifornisë. Shtatë të vrarë. Më pas vrau veten.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje