Lajme

Itali / Burri vret me thikë gruan shqiptare 56-vjeçe, dyshohet për arsye xhelozie

Gazeta Si – Një grua 56-vjeçare shqiptare, Zenepe Uruçi, u godit me thikë për vdekje brenda një shtëpie në Terni, në via del Crociere, në zonën e Borgo Rivo, Itali.

Sipas asaj që mësohet nga mediat italiane, vrasja ka ndodhur në kulmin e një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj shqiptar, Xhafer Uruçi, 62-vjeçar, ndoshta për arsye xhelozie, i cili u ndalua nga policia pas ngjarjes.

Megjithatë, hetimet janë ende në një fazë të hershme dhe mbetet ende shumë për të përcaktuar.

Ka qenë vetë viktima, e cila gjatë sherrit që kulmoi me vrasjen, telefonoi djalin e saj 25-vjeçar, i cili ishte në punë në Bolsena dhe njoftoi policinë. Por për nënën e tij ishte tepër vonë.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja që punonte në një dyqan të zonës dyshohet se është goditur dhe është vrarë me një send të mprehtë ose një teh që i ka shkuar edhe në qafë.

Në Itali, ka pasur një numër rekord të rasteve të krimeve brenda familjes vitet e fundit, ku viktima kanë mbetur edhe dhjetëra shtetas shqiptarë për arsye xhelozie, ekonomike apo sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë