Gazeta Si – Xhafer Uruçi u vetëvra në burgun e Ternit, pasi u arrestua të enjten pas vrasjes në një shtëpi në të njëjtin qytet të gruas së tij 56-vjeçare, Zenepe Uruçi, duke e goditur me thikë të paktën 5 herë në kulmin e një sherri.
Mediat italiane raportojnë se 62-vjeçari ka varur veten me një çarçaf në qelinë ku ndodhej i vetëm.
Natën e së enjtes dhe të premtes ai ishte arrestuar nga policia me akuzën e vrasjes me dashje. Uruçi ishte kapur menjëherë pas krimit nga policia në të njëjtën shtëpi ku jetonte me gruan e tij.
Sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve “Ansa”, Xhafer Uruçi ishte i vetëm në një të ashtuquajturën qeli tranziti, nën vëzhgim të rreptë.
Një procedurë e parashikuar në pritje të seancës në të cilën gjyqtari hetues duhej të shqyrtonte kërkesën për masën e tij të sigurisë.
Ka qenë një nga policët e burgut që e ka gjetur të vdekur në qeli. Kjo është ajo që del nga një rindërtim i parë i asaj që ndodhi.
Në orët e para të mëngjesit, një nga oficerët që kishte bërë një raund kontrollesh dëgjoi një zhurmë. Pas këtij momenti ai e gjeti shqiptarin të varur. Ndihma e gardianit ishte e kotë.
62-vjeçari ishte takuar më herët me psikologen e burgut. Për më tepër, qelia në të cilën ai u vetëvra, ndodhet pranë infermierisë së burgut. Ndihma e shpejtë ishte e menjëhershme, por për Uruçinin nuk mund të bëhej asgjë.
Të enjten, Xhafer Uruçi e goditi disa herë me thikë gruan në qafë, bark dhe kurriz, sipas mediave italiane për arsye xhelozie.
Ndër vite ata kishin pasur debate. Në disa raste ishte dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.
Mësohet se para se të vritej, Zenepja ka telefonuar djalin. Ka qenë ky i fundit që ka lajmëruar policinë pasi dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon duke kërkuar ndihmë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje