Politike

Me sa kandidatë shkon përfundimisht në zgjedhje? Alibeaj mbledh deputetët dhe strukturat drejtuese

Me sa kandidatë për kryetarë bashkie do të garojë përfundimisht PD e Enkelejd Alibeajt? Edhe pse u depozitua një listë me 21 emra në limitet kohore të hënën në KQZ, prej tre ditësh ka pasur dorëheqje, por edhe tërheqje.

Kandidati për Bashkinë e Lezhës që më herët kishte njoftuar dorëheqjen, komentoi përmes një qëndrimi zyrtar së nuk e ka bërë.

Gjithsesi lista përfundimtare pritet të mësohet vetëm të gjatës ditës së sotme (e premte).

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur grupin parlamentar të PD. Të pranishëm ishin 10 deputetë.

Më pas Alibeaj do të mbledhë kryetarët e degës të Tiranës, kandidatët për Këshilltarë Bashkiakë dhe mbasdite Këshillin Kombëtar.

Deputetët e pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar:

  1. Enkelejd Alibeaj
  2. Gazment Bardhi
  3. Arbi Agalliu
  4. Lefter Geshtenja
  5. Flutura Acka
  6. Merita Bakiu
  7. Eralda Tase
  8. Selaudin Jakupllari
  9. Zheni Gjergji
  10. Andia Ulliri

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë