Politike

Berisha: Basha, i marrë peng jo vetëm për akuzën e parave, Alibeaj ka hallin e të vëllait  

Përmes konferencës së përjavshme për mediat, Sali Berisha është shprehur se 80% e shqiptarëve synojnë të largohen nga vendi.   

Berisha akuzoi qeverisjen aktuale të drejtuar nga Edi Rama, por nuk la jashtë vëmendjes edhe PD-në zyrtare të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

“Përçarja e opozitës është pengmarrje, ndaj duhet t’i quajmë gjërat siç janë. Lulzim Basha është i marrë peng me dosjen e larjes së 700 mijë dollarëve. Ju e dëgjuat raportin, ato nuk kanë lidhje me PD-në, ato janë transaksione të Bashës. Raportet e CIA-s thonë që janë para ruse. Lulzim Basha është peng edhe i aferave të tjera. Zinxhiri i aferave të tij është i gjatë. Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën. Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë. Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin.  Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje. Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguan. Geni i tyre për pluralizmin i shtyu që të largohen ndaj këtij aventurieri. Ndaj të dyve. Mos mendoni se Basha ka vetëm akuzën e parave. Ka edhe të tjera”, tha Berisha. Sipas tij, ndryshimi mund të vijë duke filluar nga 14 maji.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë