Federata Ruse do të forcojë potencialin e saj ushtarak drejt Perëndimit dhe veriperëndimit si kundërpërgjigjie për hyrjen e Finlandës në NATO.
Lajmin e bëri me dije zëvendës ministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko.
Siç edhe më herët u raportua, so t (4 prill) pritet zyrtarizimi i anëtarësimit të Finlandës në NATO.
Aplikimi i Finlandës u nxit nga pushtimi rus i Ukrainës. Turqia e kishte vonuar anëtarësimin, duke pretenduar se Finlanda po mbështeste “terroristët”.
Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në të njëjtën kohë majin e kaluar, por Turqia po e bllokon me të njëjtat akuza. Për t’u bërë pjesë e NATO-s duhen votat e të gjithë anëtarëve.
“Ne do të ngremë flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s. Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.
“Suedia do të jetë gjithashtu më e sigurt si rezultat,” tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje