Bota

Sot Finlanda anëtare e NATO-s, Rusia: Forcojmë potencialin ushtarak drejt Perëndimit

Federata Ruse do të forcojë potencialin e saj ushtarak drejt Perëndimit dhe veriperëndimit si kundërpërgjigjie për hyrjen e Finlandës në NATO.

Lajmin e bëri me dije zëvendës ministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko.

Siç edhe më herët u raportua, so t (4 prill) pritet zyrtarizimi i anëtarësimit të Finlandës në NATO.

Aplikimi i Finlandës u nxit nga pushtimi rus i Ukrainës. Turqia e kishte vonuar anëtarësimin, duke pretenduar se Finlanda po mbështeste “terroristët”.

Suedia aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në të njëjtën kohë majin e kaluar, por Turqia po e bllokon me të njëjtat akuza. Për t’u bërë pjesë e NATO-s duhen votat e të gjithë anëtarëve.

“Ne do të ngremë flamurin finlandez për herë të parë këtu në selinë e NATO-s. Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

“Suedia do të jetë gjithashtu më e sigurt si rezultat,” tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë