Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkoi në mbledhjen e fundit të kryesisë së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj që Tirana të mos dilte me kandidat me argumentin se nuk mund të votonte kundër kolegut të saj, referuar në këtë rast Belind Këlliçit.
Ajo nuk mori pjesë në votimin për Roland Bejkon në Tiranë, por e pyetur së fundmi se për kë do të votonte në kryeqytet për Roland Bejkon apo Belind Këlliçin, ajo u përgjigj.
“Nuk kam asnjë kompleks të të them se unë votën e kërkoj për Partinë Demokratike. Në fletën e votimit, Partia Demokratike është alternativa e opozitës që unë kam ftuar këdo që të votojë”, tha ajo, duke dhënë një përgjigje ambigue sa kohë që në zgjedhje do të kemi dy fleta votimi; një për kandidatin e bashkisë dhe një për logon e partisë që përfaqësohet nga listat këshillave bashkiake.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje