Politike

Bejkon apo Këlliçin? Tabaku del nga situata: Votoj për logon e PD në 14 maj

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkoi në mbledhjen e  fundit të kryesisë së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj që Tirana të mos dilte me kandidat me argumentin se nuk mund të votonte kundër kolegut të saj, referuar në këtë rast Belind Këlliçit.

Ajo nuk mori pjesë në votimin për Roland Bejkon në Tiranë, por e pyetur së fundmi se për kë do të votonte në kryeqytet për Roland Bejkon apo Belind Këlliçin, ajo u përgjigj.

“Nuk kam asnjë kompleks të të them se unë votën e kërkoj për Partinë Demokratike. Në fletën e votimit, Partia Demokratike është alternativa e opozitës që unë kam ftuar këdo që të votojë”, tha ajo, duke dhënë një përgjigje ambigue  sa kohë që në zgjedhje do të kemi dy fleta votimi; një për kandidatin e bashkisë dhe një për logon e partisë që përfaqësohet nga listat këshillave bashkiake.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë